Tota Construction

15 vjet në ndërtim · 10 prej tyre në Suedi

Rikonstruksione të plota, me standard suedez

Banjo me hidroizolim, pllaka, gips, lyerje, parket dhe instalime elektrike e hidraulike. Në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

Si e hidroizolojmë një banjo. Shtresat, nga lart poshtë: Pllaka, Ngjitës pllakash, Membranë hidroizoluese, Shtresë me pjerrësi drejt sifonit, Soletë betoni. Si i vendosim pllakat në mur. Shtresat, nga lart poshtë: Fugë, Pllaka, Ngjitës pllakash, Astar, Mur i suvatuar. Si e ndërtojmë një mur me gips. Shtresat, nga lart poshtë: Astar dhe bojë, Shirit dhe stuko në fuga, Pllaka gipsi, Lesh mineral (izolim zëri), Profile metalike. Si e lyejmë një mur. Shtresat, nga lart poshtë: Bojë, 2 duar, Astar, Patinë, 2 duar, e zmeriluar, Mur i suvatuar. Si e shtrojmë laminatin. Shtresat, nga lart poshtë: Laminat, Nënshtresë, Najlon kundër lagështisë, Shtresë e niveluar, Soletë betoni. Si e hidroizolojmë një tarracë. Shtresat, nga lart poshtë: Pllaka për jashtë, Ngjitës fleksibël, Membranë hidroizoluese, Shtresë me pjerrësi drejt ulluqit, Soletë betoni. Tubat dhe kabllot, brenda murit. Shtresat, nga lart poshtë: Patinë dhe bojë, Suva, Tuba uji dhe kabllo elektrike, Mur me tulla.
  • Preventiv dhe kontratë me shkrim
  • Një çmim për gjithë punën
  • Foto dhe video çdo javë

Shërbimet

Çfarë bëjmë

Nga një banjo e vetme deri te rikonstruksioni i gjithë shtëpisë.

Puna kryesore

Rikonstruksion i plotë

Apartament ose shtëpi, nga fillimi deri te dorëzimi, me një çmim për gjithë punën.

Banjo komplet, me hidroizolim

Hidroizolim, pllaka, sanitare dhe hidraulikë, që uji të mos rrjedhë te fqinji poshtë.

Pllaka

Mure dhe dysheme, në çdo ambient të shtëpisë.

Gips: mure dhe tavane

Mure ndarëse dhe tavane me gips, edhe me dekorime moderne.

Patinim dhe lyerje

Mure të patinuara dhe të lyera me kujdes, me punim të pastër dhe të saktë.

Parket dhe laminat

Dysheme të shtruara saktë, me mbarime të pastra.

Hidroizolim

Tarraca dhe bodrume, që lagështia të mos hyjë brenda.

Instalime elektrike dhe hidraulike

Të reja gjatë rikonstruksionit, që gjithçka të jetë funksionale.

Punët tona

A do të dalë bukur? Shikojeni vetë.

Foto nga punët e Xhevdetit: para, gjatë dhe pas punës.

Prekni një foto për ta parë më të madhe.

Korridor, para dhe pas rikonstruksionit
Dush, para dhe pas pllakave
Banjo me pllaka të mëdha gri në mure dhe në dysheme
Banjo me pllaka të mëdha
Dhomë ku po shtrohet laminat i ri
Shtrim laminati

Për diasporën

Jetoni jashtë? Puna ecën edhe kur nuk jeni këtu.

Rinovoni shtëpinë në Shqipëri pa ardhur çdo javë.

Flasim shqip dhe suedisht.

Na shkruani në WhatsApp
  • Foto dhe video çdo javë

    Në WhatsApp, që ta shihni vetë si ecën puna.

  • Gjithçka me shkrim

    Preventiv dhe kontratë me shkrim, me një çmim për gjithë punën.

  • Paguani me faza

    Sipas punës së bërë, fazë pas faze.

  • Projekti dhe leja

    Me një arkitekt dhe inxhinier që njohim, kur punimet i kërkojnë.

Kush jemi

Përvojë suedeze, në Shqipëri

Xhevdet Tota në një shtëpi në ndërtim, me dritare të mëdha

Tota Construction drejtohet nga Xhevdet Tota. Ka 15 vjet në ndërtim, 10 prej tyre në Suedi, ku ka bërë pllaka, gips dhe rikonstruksione të plota të brendshme.

Ka certifikatë suedeze për punë në banja. Sot punon nga Tirana, në gjithë Shqipërinë.

Parimi ynë: punë e saktë dhe funksionale.

15vjet në ndërtim
10vjet në Suedi
1çmim për gjithë punën

Si punojmë

Pesë hapa të qartë

  1. Na shkruani

    Në WhatsApp ose në telefon. Na tregoni për punën dhe na dërgoni disa foto.

  2. Vizita në vend

    Vijmë, masim dhe shohim gjendjen. Vizita është me pagesë.

  3. Preventiv dhe kontratë

    Një çmim për gjithë punën, me shkrim. Materialet i blini vetë ose i blejmë ne, si t’ju vijë më mirë.

  4. Puna, fazë pas faze

    Paguani sipas punës së bërë. Klientëve jashtë shtetit u dërgojmë foto dhe video çdo javë.

  5. Dorëzimi

    Me garancinë e shkruar në kontratë, sipas llojit të punës.

Pyetje të shpeshta

Pyetjet që na bëni më shpesh

A paguhet vizita për preventiv?

Po. Vizita në vend është me pagesë: vijmë, masim dhe shohim gjendjen. Pas saj ju japim preventivin me shkrim.

Si caktohet çmimi?

Çmimi varet nga puna që kërkoni, prandaj e diskutojmë bashkë. Pas vizitës ju japim një çmim për gjithë punën, me shkrim në preventiv dhe në kontratë.

Kush i blen materialet?

Si t’ju vijë më mirë: mund t’i zgjidhni dhe t’i blini vetë, ose i blejmë ne. E shkruajmë në kontratë.

Si paguhet puna?

Me faza, sipas punës së bërë. Nuk e paguani gjithë punën në fillim.

Jetoj jashtë shtetit. Si e ndjek punën?

Çdo javë ju dërgojmë foto dhe video në WhatsApp. Me kontratë me shkrim dhe pagesa me faza, e ndiqni punën pa ardhur në Shqipëri.

A më ndihmoni me projektin dhe lejen?

Po. Kur punimet kërkojnë projekt ose leje, punojmë me një arkitekt dhe inxhinier që njohim.

A mund të heq një mur në apartament?

Varet nga muri. Një mur mbajtës nuk preket pa e parë inxhinieri. Para se të fillojmë, e kontrollojmë me inxhinierin me të cilin punojmë.

Pse ka kaq rëndësi hidroizolimi i banjës?

Pa hidroizolim të mirë, uji futet nën pllaka dhe del te fqinji poshtë ose në mure. Në Suedi banjat bëhen me rregulla të rrepta, dhe Xhevdet ka certifikatë suedeze për punë në banja. Të njëjtën mënyrë pune e sjellim këtu.

Si do të duket në fund?

Materialet, ngjyrat dhe detajet i zgjedhim bashkë para se të fillojë puna, që ta dini që në fillim si do të dalë.

A jepni garanci?

Po. Garancia shkruhet në kontratë dhe varet nga lloji i punës.

Kontakt

Na tregoni për punën tuaj

Shkruani në WhatsApp ose telefononi. Na dërgoni disa foto dhe ju kthejmë përgjigje.

Kërkesë e shpejtë

ose dërgojeni me email

Mesazhi hapet në WhatsApp-in tuaj. Faqja nuk ruan asgjë.

WhatsApp Telefono